Max Amini pyetet nëse do të martohej me një shqiptare: “Kam ardhur të gjej grua”

Komediani i njohur Max Amini, gjatë një interviste, është pyetur nëse do të martohej me një vajzë shqiptare, duke dhënë një përgjigje plot humor.
“Pse kam ardhur unë këtu?
Kam ardhur të gjej grua. Dua një vajzë shqiptare. Ju keni nga vajzat më të bukura në Shqipëri”, u shpreh ai.
I pyetur se cilën prej vajzave të pranishme do të zgjidhte për të ngacmuar, Amini zgjodhi Emën për karakterin e saj të fortë dhe sfidues.
Ndërsa për Selinën tha se dukej e ndjeshme dhe nuk dëshironte t'i lëndonte ndjenjat.
Për Orindën u shpreh se mund ta vazhdonte bisedën pa fund, ndërsa për Orin tha me humor: “Ori ti më do, kështu që çfarëdo që të them unë, do përgjigjeshe ëmbël”.


