Marshimi drejt Kryeministrisë/ Nis protesta e 117-të, qytetarët me thirrje: Shqipëria kërkon revolucion!

Aktualitet

flamuj1-1-770x351-6ab5600148554.jpg

Qytetarët, pasi janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, tashmë janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë.

Me flamuj kombëtar, ata po marshojnë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protestuesit kërkojnë që në këtë protestë të bashkohen edhe qytetarë të tjerë.

Ata shprehen se duhet të marrë fund vjedhja 36-vjeçare nga politikanët shqiptarë.

Protestuesit thonë se kjo qeveri e ka bërë jetën thuajse të pamundur, prandaj ka edhe emigracion tepër të lartë e vendi po shpopullohet.

Shprehjet që u dëgjuan më shumë në bulevard ishin “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Poshtë narko-shteti”, “Arrestoni Ramën” etj. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion