Lindje natyrale, foshnja e çiftit shqiptar habit mjekët italianë me peshën

Bota

Lindje natyrale, foshnja e çiftit shqiptar habit mjekët
Një foshnjë me përmasa të pazakonta ka tërhequr vëmendjen e stafit mjekësor në Itali. Një 34-vjeçare shqiptare ka sjellë në jetë djalin e saj me lindje natyrale, me një peshë prej plot 5.6 kilogramësh.

I vogli, i pagëzuar me emrin Everest, ka lindur më 6 tetor në spitalin e Sassuolos, ndërsa prindërit e tij, të dy me origjinë shqiptare, jetojnë në Vignola. Spitali e ka cilësuar lindjen si një rast të veçantë për shkak të peshës së foshnjës, e cila është dukshëm më e lartë se ajo e një të porsalinduri mesatar.

Everest është fëmija i tretë i familjes dhe ka ardhur në jetë përmes një lindjeje natyrale. Lajmi u bë publik nga vetë spitali i Sassuolos, i cili ndau edhe fotografi të të porsalindurit me maminë, nënën dhe pjesëtarë të ekipit të repartit të gjinekologjisë. Prindërit e kanë pritur me gëzim ardhjen në jetë të djalit të tyre.

 

ME TE LEXUARAT