Tensionohet protesta e studentëve, të rinjtë nisin të shkulin kangjellat para Ministrisë së Arsimit

Aktualitet

Tensionohet protesta e studentëve, të rinjtë nisin të
Shkulja e kangjellave ka tensionuar protestën e studentëve në Tiranë, në ditën e dytë të demonstratave kundër situatës në arsim.

Studentët, të cilët kanë bojkotuar mësimin, janë mbledhur dhe kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar me mbërritjen e protestuesve pranë institucionit.

Gjatë protestës, të rinjtë kanë nisur të shkulnin kangjellat, ndërsa grumbullimi vijon mes tensioneve.

Protestës së studentëve të universiteteve u janë bashkuar edhe gjimnazistë, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar thirrjes për protestë.

Demonstrata e sotme vjen një ditë pas protestës së së martës, e cila zgjati disa orë dhe u shoqërua me tensione e përplasje në kryeqytet.

ME TE LEXUARAT