Lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni

Aktualitet

Lihet në arrest shtëpie ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni
Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.  Bëhet me dije se për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja.

Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat. Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë.

“Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.

Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates së Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.

Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar”, thuhet në vendim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion