Lëvizje në Kadastrën e Elbasanit/ Emërohet drejtori i ri, ja nga vjen

Aktualitet

Lëvizje në Kadastrën e Elbasanit/ Emërohet drejtori i ri, ja

Everest Kazheli është emëruar drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) për Drejtorinë Vendore në Elbasan. Kazheli largohet kështu nga drejtimi i Kadastrës në Fier, ndërsa deri më tani nuk është bërë i ditur emri i personit që do ta zëvendësojë në këtë detyrë. 

Largimi i tij vjen në një kohë kur kadastra e Fierit është përfshirë në skandale të tjetërsimit të pronave ku për pasojë ish-drejtues të ASHK Fier ndodhen në burg. 

Ndërkohë, emërimi i Everest Kazhelit në krye të Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Elbasan shënon një tjetër lëvizje në strukturat drejtuese të Kadastrës.

Kazheli, deri në këtë javë ka mbajtur detyrën e drejtuesit të Drejtorisë Vendore të ASHK-së në Fier.

Më herët ai ka drejtuar edhe strukturën e Kadastrës në Lushnjë, duke krijuar një eksperiencë të konsoliduar në administrimin e proceseve dhe shërbimeve kadastrale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion