Zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarët e Obiliqit do dalin sërish të votojnë

Kosovë&Rajon

Zgjedhjet lokale në Kosovë, qytetarët e Obiliqit do dalin

Numërimi i votave në Obiliq ka përfunduar. Qytetarët do të duhet të dalin sërish për të votuar, pasi dita e djeshme nuk solli një fitues pa balotazh. Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin për më pak se 2% nuk ka arritur të fitojë pa balotazh. Ai ka marrë 5.880 vota, apo 48,25%.

Pas Gashit renditet Halil Thaçi nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili i ka marrë 2.437 vota, apo 20,00%. Të dy do të duhet të garojnë sërish kundër njëri tjetrit. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Obiliqit, Mehmet Krasniqi doli i treti pas tyre, me 9,43%.

Goran Dançetoviq nga Lista Serbe vjen pas tij me 9,21%. Nga Lëvizja për Bashkim, Ajet Berisha ka marrë 7,52% të votave; 3,09% i ka marrë kandidati i AAK-së, Xhelal Krasniqi; ndërsa Hanefi Musliu nga PDK-ja është i fundit me 2,51% të votave. /express

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion