‘Ethe’ ndryshimi në Policinë e Shtetit, paralajmërohen lëvizje drejtorësh e shefa komisariatesh

Aktualitet

‘Ethe’ ndryshimi në Policinë e Shtetit,

TIRANË
Përfundimi i afatit 100 ditësh të vendosur nga Kryeministri Edi Rama, si edhe ndryshimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pritet të sjellin ndryshime rrënjësore, që do të prekin jo vetëm kupolën e policisë, por edhe drejtorët vendorë, shefat e komisariatit e të rendit.

Referuar burimeve nga Policia e Shtetit, thekson se drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano, është njohur me vlerësimin që drejtorët vendorë u kanë bërë shefave të komisariatit. Ndërsa nga nesër do të njihet me rezultatet e analizës 9 mujore në çdo drejtori vendore në vend. Analiza pritet të përfundojë këtë javë dhe më pas do të bëhen lëvizje drejtuesish.

Lëvizjet do të bëhen duke u bazuar në performancën e gjithsecilit nga drejtori i qarkut, shefi i komisariatit dhe ai i rendit dhe sigurisë publike. Ndryshimet do të prekin edhe drejtuesit e departamenteve në Policinë e Shtetit.

Ndryshime rrënjësore pritet të ketë në drejtorinë e Policisë së Tiranës, të cilat do të nisin me drejtorin e saj, Rebani Jaupi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion