Zgjedhjet lokale në Kosovë, përfundon numërimi në komunën e Junikut
Lajmifundit
/
17 Tetor 2021, 21:49
Kosovë&Rajon

Mbyllet numërimi i votave në Junik, duke u bërë kështu komuna e parë që shpall rezultatin. KQZ ka bërë me dije se në komunën e Junikut do të ketë balotazh mes kandidatit të AAK-së dhe atij të LDK-së.
Rezultatet nga 100% të vendvotimeve të procesuara:
AGRON KUÇI (AAK) – 1.062 vota apo 47,26%,
RUZHDI SHEHU (LDK) – 851 vota 37,87%,
BESART TOFAJ (LVV) – 272 vota apo 12,11%,
FATOS SHALA (PDK) – 62 vota apo 2,76%. /abcnews


