Detaje nga ngjarja në Pejë, zëdhënësi i Prokurorisë: Gruaja po pinte kafen e mëngjesit kur u qëllua

Kosovë&Rajon

Detaje nga ngjarja në Pejë, zëdhënësi i

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Pejën ditën e djeshme (16 prill) ku Gjyljeta Ukella, nënë e tre fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj me plumb në kokë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se viktima, kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në banesë kur u qëllua me plumb në kokë nga autori Edmond Lajçi, i cili kishte qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

“Edmond Lajci në 2003-in ka një dënim për armëmbajtje pa leje dhe dënim për dhunë psikolopgjike në 2022-in. Viktima ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit dhe autori ka shkuar dhe e ka qëlluar plumb në kokë dhe e ka lënë pa jetë”– u shpreh Nikçi.

Ndërsa gazetarja e Top Channel në Kosovë, Leonita Bajrami tha se dyshohet se fëmijët e çiftit kanë qenë në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion