Zgjidhet lideri i ri i shtëpisë së “Big Brother”
Lajmifundit
/
17 Prill 2024, 19:57
Aktualitet

Lideri i shtëpisë së “Big Brother” për këtë javë është zgjedhur ndryshe.
Nuk është zgjedhur as me votat e publikut, dhe as me vota prej konkurrentëve të tjerë.
Ai banor i cili do të shtypte butonin në living kur produksioni të jepte një shenjë, do të bëhej lider i shtëpisë.
Juli pak momente më parë e shtypi butonin dhe kështu është përzgjedhur lider i javës për shtëpinë e ‘BBV3’.


