Zbulohet skandali! Vuçiç kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës!

Kosovë&Rajon

Zbulohet skandali! Vuçiç kishte dërguar gruan e tij në

Pavarësisht ofensivës diplomatike të Serbisë, ku ishte përfshirë edhe bashkëshortja e presidentit serb, Kenia ka njohur sot Kosovën shtet i pavarur.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konfirmuar sot se Kenia e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran me një vendim të nënshkruar nga presidenti William Ruto. Kështu Kenia u bë shteti i 105-të anëtar i Kombeve të Bashkuara që njohu Kosovën. Megjithatë, duke pasur parasysh se Rusia dhe Kina, dy anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e njohin Prishtinën, Kosova mbetet një vend jo-anëtare e OKB-së.

Njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit 2024, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, u dërgua në Nairobi si pjesë e një fushate diplomatike serbe, transmeton Telegrafi.

Vizita e saj nuk ishte paralajmëruar paraprakisht, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës. Vuçiq më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias.

Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer me gratë vendase në Kenia.

Përkundër këtyre përpjekjeve, vendimi për njohjen e Kosovës megjithatë u mor dhe Kenia u bë vendi i fundit në një seri shtetesh që mbështesin pavarësinë e Kosovës.

 

ME TE LEXUARAT