Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në rihapjen e "Notre Dame"

Kosovë&Rajon

Vjosa Osmani takohet me Donald Trump në rihapjen e "Notre Dame"

Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani ka takuar homologun e zgjedhur amerikan Donald Trump.

Takimi ndodhi në ceremoninë e rihapjes së katedrales "Notre-Dame".

Aty, ishte e pranishme dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka shpërndarë një fotografi nga kjo ngjarje.

Ajo shihet duke shtrënguar duart me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion