Rihapet 'Notre-Dame', duartrokitje dhe ovacione të gjata për zjarrfikësit që shpëtuan katedralen para 5 vitesh

Pas rihapjes së katedrales "Notre-Dame", të parët që u falenderuan brenda saj, ishin zjarrëfikësit të cilët luftuan me flakët që përfshinë katedralen 5 vite më parë, duke minimizuar kështu dëmet.
Qindra të ftuar, personalitete si Emmanuel Macron, Sergio Mattarella, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump, duartrokitën për 5 minuta zjarrëfikësit që bënë një punë veëmohuese për shpëtimin e katedrales mbi 800-vjeçare.
Rihapet katedralja ‘Notre-Dame’, 5 vite pas zjarrit, bien kambanat! Të pranishëm liderë nga e gjithë bota!

Katedralja e Parisit, Notre-Dame inaugurohet sot pas 5 vitesh punë të rëndësishme rindërtimi dhe restaurimi për dëmet e shkaktuara nga zjarri shkatërrues i prillit 2019.
Të pranishëm në ceremoni do të jenë lider të rëndësishëm botërorë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me ftesë të Presidentit Macron.

Ndër të parët që kanë mbëritur në vend kanë qenë presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump dhe presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa i pari që u prit nga Macron në pallatin presidencial të vendit ishte Trump, ku nisi një takim "kokë më kokë" me presidentin francez.
Më vonë në pallatin presidencial mbvërriti edhe presidenti Zelensky, ku u zhvillua një takim i përbashkët i 3 liderëve.
Pas takimit trepalësh, Macron së bashku me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron ka mbërritur në katedralen ikonike. AI u prit atje nga kryeministri Michel Barnier, i cili do të qëndrojë në detyrë deri në emërimine një kryeministri tjetër.
Në Paris ka mbërritur dhe Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden, pa presidentin Joe Biden.
Rreth dyzet krerë shtetesh dhe qeverish do të marrin pjesë në rihapjen e katedrales sot, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe presidentin Sergio Mattarella, të cilët po ashtu kanë mbërritur në kryeqytetin francez. E pranishme nuk do të jetë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Hapja e katedrales do të bëhet në mot të pafavorshëm, aq sa të gjitha festimet janë zhvendosur brenda kishës.
Rihapja e katedrales Notre-Dame është kthyer në një ngjarje me shtrirje ndërkombëtare, duke përfshirë diplomacinë, muzikën, kinemanë, në një kryeqytet të blinduar për ngjarjen e vitit pas Olimpiadës.
Një program shumë intensiv që sheh Presidentin Emmanuel Macron në një klimë të errësuar nga kriza politike pas rënies së qeverisë Barnier dhe urgjenca e emërimit të një kryeministri të ri.


