U zhduk gjatë marshimit në kufirin Kosovë-Mali i Zi, gjendet i vdekur në malin Hajla alpinisti malazez

Kosovë&Rajon

U zhduk gjatë marshimit në kufirin Kosovë-Mali i Zi, gjendet i

Trupi i pajetë i alpinistit malazez Çazim Fetahoviç është gjetur në malin Hajla nga alpinisti i njohur malazez Semir Kardović, i cili për dy orë ka kërkuar trupin.

Fetahoviç kishte humbur gjatë ngjitjes, kur, pas kalimit të majës së malit, ra në një shtresë dëbore që ishte formuar nga era e fortë dhe akumuluar nga bora mbi shpatet e pjerrëta.

Kërkimi u bë i pamundur natën dhe të nesërmen për shkak të kushteve shumë të vështira – mjegull e dendur, erë e fortë dhe dëborë e madhe.

Në aksion morën pjesë pjesëtarë të Shërbimit Malor të Shpëtimit nga Kosova, alpinistë të Klubeve të Malorëve të Malit të Zi, Policia Kufitare, si dhe shërbimi i zjarrfikësve dhe emergjencave në Rožajë.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, nuk ishte e mundur të angazhohej një helikopter.

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet u angazhuan në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar, por pa mundur ta shpëtonin atë./Ballkan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion