Hungaria do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së kundër Rusisë

Bota

Hungaria do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së

Hungaria do ta bllokojë paketën e ardhshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndaj Rusisë, tha ministri i Jashtëm hungarez të dielën.

Hungaria është duke bërë përpjekje ta shtyjë Ukrainën ta rifillojë rrjedhën e naftës ruse përmes një tubacioni që furnizon rafineritë hungareze.

Dërgesat e naftës ruse për në Hungari dhe Sllovaki përmes tubacionit Druzhba u ndërprenë më 27 janari, kur Kievi tha se një sulm me dronë rusë goditi pajisjet e tubacionit në Ukrainën Perëndimore.

Sllovakia dhe Hungaria thonë se është Ukraina përgjegjëse për ndërprerjen e gjatë të furnizimit.

BE-ja është duke e përgatitur paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Derisa bisedimet po vazhdojnë, shumë vende anëtare dëshirojnë që paketa të miratohet në kohë për përvjetorin e katërt të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, të martën.

“Në Këshillin e Punëve të Jashtme nesër, BE-ja synon ta miratojë paketën e 20-të të sanksioneve. Hungaria do ta bllokojë atë”, tha ministri i Jashtëm Peter Szijjarto në platformën X.

“Derisa Ukraina ta lejojë kalimin e naftës për Hungarinë dhe Sllovakinë përmes tubacionit Druzhba, ne nuk do të lejojmë që vendimet e rëndësishme për Kievin të ecin përpara”, shtoi Szijjarto në postim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion