U liruan sot nga paraburgimi në Serbi, del foto e parë e tre policëve të Kosovës

Kosovë&Rajon

U liruan sot nga paraburgimi në Serbi, del foto e parë e tre

Sekretari në zyrën ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli, ka publikuar foton në krah të tre policëve që u mbajtën në paraburgim në Serbi që nga data 14 qershor.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kapën nga forcat serbe më 14 qershor brenda territorit të Kosovës dhe deri më sot u mbajtën në paraburgim në Serbi.

Ata shihen në gjendje të mirë shëndetësore, teksa më në fund pa shumë peripecish dhe thirrjeve të ndërkombëtarëve, janë lënë të lirë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion