Stuhitë e forta godasin Greqinë, pezullohet lundrimi në të gjithë vendin

Kosovë&Rajon

Stuhitë e forta godasin Greqinë, pezullohet lundrimi në të

Greqia po përballet këtë të diel me një valë moti të ashpër: stuhi të forta, erëra deri në 9 ballë në Egje dhe një re e dendur pluhuri afrikan që ka mbuluar qiellin, sidomos mbi Athinë.

Reshjet më intensive janë regjistruar në zonat perëndimore dhe veriore. Në Korfuz dhe Paxoi moti u përkeqësua rreth mesditës, ndërsa Epiri, Maqedonia Lindore dhe Trakia janë goditur nga stuhi të forta deri në orët e pasdites. Autoritetet paralajmërojnë për përmbytje lokale dhe probleme në qarkullim.

Në lindje të vendit dhe mbi Egje fryjnë erëra shumë të forta jugore, që arrijnë në 8 dhe në disa zona 9 ballë, duke krijuar det të trazuar. Që prej mëngjesit janë pezulluar shërbimet e trageteve në portet kryesore si Pireu, Rafina dhe Lavrio, duke bllokuar linjat drejt ishujve në pritje të një rivlerësimi të situatës.

Ndërkohë, një valë e fuqishme pluhuri afrikan ka përfshirë jugun dhe qendrën e Greqisë, përfshirë Peloponezin, Kretën, Cikladet, Evinë dhe rajonin e Atikës. Në Athinë dukshmëria është ulur ndjeshëm, ndërsa Akropoli dhe kodra e Likabetit janë mbuluar nga mjegulla e pluhurit, duke krijuar një atmosferë të rënduar.

Sipas parashikimeve, pluhuri pritet të nisë të dobësohet gjatë natës, ndërsa deri në mëngjesin e së hënës pritet përmirësim i dukshmërisë dhe i cilësisë së ajrit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion