Rijetëzimi i konviktit të Krumës, bashkia sytë nga qeveria! Dauti: Kostoja është 650 mijë euro

Aktualitet

Rijetëzimi i konviktit të Krumës, bashkia sytë nga qeveria!

Rikonstruksioni i plotë i gjimnazit të Hasit kërkohet të pasohet nga një tjetër investim në fushën e arsimit në këtë zonë. Për rijetëzimin e konviktiti të Krumës bashkia e Hasit ka kthyer sërish sytë nga qeveria. Për kryebashkiakun Miftar Dauti ish-konvikti që mban emrin “Kosova” kërkon 650 mijë euro për t’u rikthyer në funksionin e tij të fundit si muze.

“Të gjitha vlerat e hasjanëve kanë qenë të trashëguara. Është rreth 65 milionë lekë të reja si kosto e ndërtimit, duke ruajtur gjithë arkitekturën e vjetër të muzeut”, thotë Dauti.

Zjarri që përfshiu godinën në vitin 2020 nuk la asgjë pas veç mureve, teksa bashkia thotë se për gjetjen e orendive dhe materialeve të tjera muzeale do të bashkëpunohet dhe me komunitetin e zonës.

“Nëpërmjet komunitetit, kontribuojnë me gjërat e vjetra që kanë nëpër shtëpi që pas rikonstruksionit, të pajisim muzeun”, shton Dauti.

Restaurimi i kësaj godine veç funksionit të saj ka vlera të veçanta për Krumën dhe jo vetëm.

“Internati Kosova” siç e njohin vendasit, u hap për herë të parë më 12 tetor 1922 duke shërbyer për nxënësit nga Kosova, Hasi, Luma dhe Malësia e Gjakovës. Në këtë institucion kanë studiuar figura të rëndësishme të historisë këndej e matanë kufirit.

Në vitin 1973, Qeveria e Shqipërisë e shpalli konviktin “Kosova” objekt me rëndësi të veçantë, si pjesë e trashëgimisë kulturore kombëtare, për shkak të rolit të tij të veçantë në arsimimin e brezave të rinj nga Kosova dhe veriu i Shqipërisë./Shqiptarja

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion