Situata e Covid-19 në Kosovë, 844 të shtruar në spital, 38 prej tyre në gjendje të rëndë
Lajmifundit
/
14 Prill 2021, 13:30
Kosovë&Rajon

Situata e Covid-19 në Kosovë nuk është aspak e mirë, sipas raportit të publikuar nga autoritetet zyrtare të shëndetësisë. Mediat në Kosovë shkruajnë se QKUK ka bërë të ditur se 700 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 38 pacientë janë në gjendje të rënduar dhe 674 janë duke marrë trajtim me oksigjeno-terapisë.
Fushata e vaksinimit në Kosovë vijon, ndërsa sot është radha e të moshuarve në shtëpitë e pleqve, si dhe të të sëmurëve me dializë.


