“Shqipëria e Madhe do të bëhet me pushkë”, zyrtari serb i përgjigjet LVV-së: Ku e latë dialogun

Kosovë&Rajon

“Shqipëria e Madhe do të bëhet me pushkë”,

Drejtori i të ashtuquajtëres zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar lidhur me deklaratën e zyrtari të Lëvizjes Vetëvendosje, Fidan Ademi, i cili tha se bashkimi i Kosovë me Shqipërinë do të bëhet, më pushkë apo me referendum.

Petar Petkoviq ka shkruar në Twitter një pyetje drejtuar  liderit të LVV-së dhe kryeministrit te Kosovës,  Albin Kurti se “a nënkuptojnë kërcënime të tilla me pushkë se krijimi i ‘Shqipërisë së Madhe’ është ndër prioritetet tuaja kryesore?”

“Ku e vendosni dialogun në atë rast,  në vendin e pestë apo më poshtë?  Nuk ka vend për armë në tryezën e negociatave! E ardhmja është në paqe!”,tha  Petkoviq. Fidan Ademi, drejtor i inspektimit në komunën e Kosovska Mitrovica, përndryshe anëtar i Vetëvendosjes,  shkroi sot se : “Një ditë,patjetër, do bashkohet Shqipnia-prej grykës së pushkës, flakës së barotit a kutisë së referendumit!”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion