Rrëmbimi i tre policëve të Kosovës, DASH ultimatum Serbisë: Të lirohen menjëherë!

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me situatën mes Kosovës e Serbisë.
Sipas DASH, Prishtina e Beogradi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur përshkallëzimin e tensioneve, ndërkohë që mes masave përfshihen sipas Departamentit edhe lirimi pa kushte i tre policëve të Kosovës të ndaluar nga Serbia, raporton Reuters.
“Pritshmëritë tona për të dyja palët, janë që Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të ulur tensionet. Kjo përfshin lirimin pa kushte të tre oficerëve të policisë së Kosovës të ndaluar së fundmi. Ne besojmë se të dyja palët duhet të ndjekin planin me tre pika që është përshkruar nga BE pa vonesë. Si pjesë e kësaj, siç kemi folur më parë, kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij duhet të sigurojnë që kryetarët e zgjedhur të kryejnë detyrat e tyre kalimtare nga vende alternative dhe të tërheqin forcat policore. Ne vazhdojmë të dënojmë dhunën e papranueshme kundër trupave të udhëhequr nga NATO, ndaj forcave të rendit dhe gazetarëve. Dua të shtoj se ne vijojmë të jemi të angazhuar drejtpërdrejt si me të dyja palët ashtu edhe me partnerët tanë në rajon. Sekretari Antony Blinken ka pasur biseda me partnerët në rajon për këtë çështje”, ka deklaruar zëdhënësi i DASH, Matthew Miller në një konferencë për shtyp.
Pavarësisht përçarjes së gjatë midis princit dhe familjes mbretërore, ekspertja mbretërore Jennie Bond ka deklaruar publikisht, Pallati do të ishte i gatshëm ta mirëpriste atë. Vetëm një kusht: ndarja nga bashkëshortja Meghan Markle
“Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”.
Kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore Jennie Bond.
Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.
“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij“, shtoi ajo.
Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry edhe pse kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.
“Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.
Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij
Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.



