Protesta në veri, kërkohet “liri për të gjithë serbët e arrestuar”

Kosovë&Rajon

Protesta në veri, kërkohet “liri për të gjithë

Qytetarë serbë u mblodhën në Mitrovicë të Veriut dhe në Graçanicë për të shënuar festën e Vidovdanit.

Ata pritet të miratojnë edhe një dokument, apo, siç thuhet, “Deklaratën e Vidovdanit”. Tani për tani nuk dihet saktësisht se çfarë do të përmbajë ajo.


Deklarata vjen në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe. Prej një muaji gati, serbët atje protestojnë kundër kryetarëve shqiptarë të komunave dhe kërkojnë tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -
Serbët i bojkotuan zgjedhjet e prillit, prej të cilave dolën kryetarët shqiptarë.

Komuniteti ndërkombëtar, si hap për shtensionimin e situatës, kërkon nga Prishtina që të organizojë zgjedhje të reja, në të cilat do të merrnin pjesë edhe serbët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion