“Humbi gjurmët” pas rebelimit të “Wagner”, Lukashenko ndan lajmin: Prigozhin ndodhet në Bjellorusi

Bota

“Humbi gjurmët” pas rebelimit të “Wagner”,

Lideri bjellorus, Alyaksandër Lukashenko, tha se themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Bjellorusi.

“Po, ai sot është në Bjellorusi”, citohet të ketë thënë Lukashenka sipas agjencisë shtetërore të lajmeve bjelloruse, Belta.



Lukashenka ka ndërmjetësuar një marrëveshje me Moskën, sipas së cilës, luftëtarët dhe shefi i Wagner-it do të lejohen të qëndrojnë në Bjellorusi, pas rebelimit të grupit mercenar gjatë fundjavës.

Pas ndërprerjes së rebelimit, Kremlini deklaroi se Prigozhin ishte nisur drejt Bjellorusisë. Por, më 26 qershor, gjatë adresimit përmes një audio-mesazhi, Prigozhin nuk tregoi vendndodhjen e tij./REL

ME TE LEXUARAT