Policia shqiptare bashkëpunon me Gjermaninë, sekuestrojnë 2.5 kg koakinë, në pranga 1 person

Kosovë&Rajon

Policia shqiptare bashkëpunon me Gjermaninë, sekuestrojnë 2.5 kg

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Gjermaninë kanë arritur që të sekuestrojnë 2.5 kg kokainë në Prishtinë, duke arrestuar një shtetas. Lajmin e bëri me dije Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në Facebook.

“Njësia antidrogë e rajonit të Prishtinës, në koordinim të plotë me policinë gjermane, realizuan aksionin e radhës që rezultoi me arrestimin e një të dyshuari në Prishtinë për kontrabandë me narkotik.  Po ashtu, policia konfiskoi edhe 2.5kg kokaine, 3 armë (revole, automatike), karikator, qindra fishekë, si dhe dy automjete. Mbetemi të përkushtuar maksimalisht që të punojnë ngushtë me partnerët tanë për të parandaluar dhe luftuar, tregtinë e paligjshme të drogës dhe formave të tjera të rënda të krimit të organizuar ndërkombëtar”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion