Pak ditë para takimit me Kurtin, Vuçiç “shpërthen”: Nuk do e nënshkruaj njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi ditën e sotme se është i gatshëm për kompromis me Kosovën, por ka shtuar se si president nuk do ta nënshkruaj njohjen e pavarësisë së Kosovës. Vuçiç u shpreh kështu gjatë mbledhjes së partisë së tij.
Mësohet se presidenti serb më tej ka deklaruar më tej se do të marrë pjesë në negociatat e ndërmjetësuara nga Brukseli. Ndërkohë kujtojmë se deklarata e presidentit vjen para takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti që pritet të mbahet nga fundi i muajit qershor. Në këtë mbledhje Vuçiç përveç tjerash ka lexuar edhe letrën e dorëheqjes së një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të tij, Nebojsha Stefanoviçit.


