Zjarri në Maminas, dyshohet se bombola e gazit e saldimit mund t'i ketë marrë jetën punëtorit

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi i zjarrit në fabrikën e tullës në Maminas, që i mori jetën punëtorit 57-vjeçar. Mësohet se dje rreth orë 11:00 kanë qenë 120 punëtorë në fabrikë dhe ndërmjet ka qenë Besnik Bojaku, saldator. Mësohet se ky i fundit ka qenë afër vatrës së zjarrit duke punuar aty ka pësuar djegie të konsiderueshme.
Të gjithë punëtorët e tjerë kanë dalë pa lëndime. Ndërkohë nga këqyrja paraprake është vënë re se muret e fabrikës janë sanduiç dhe ndërmjet tyre kalojnë me mijëra kabuj elektrike dhe është e vështirë për të gjetur se ku është shkaktuar zjarri, paraprakisht dyshohet se ka ndodhur nga shkëndija elektrike.
Për momentin e kanë përjashtuar si pistë shpërthim nga gazi që shërben për të vënë në punë furrat e pjekjes së tullave sepse nuk ka pasur eksplodim (shpërthim) Zjarrin e kanë ndihmuar depozitat e makinerive me naftë./shqiptarja.com


