Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës/ Opozita refuzon pjesëmarrjen: Spektakël politik

Kosovë&Rajon

Nis seanca për presidentin në Kuvendin e Kosovës/ Opozita refuzon

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme plenare për zgjedhjen e presidentit, por opozita ka refuzuar të marrë pjesë në proces.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi para mediave se partia e tij nuk do të marrë pjesë, duke e cilësuar seancën si “shfaqje propagande e Vetëvendosjes”.

Edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, e quajti ftesën për pjesëmarrje “veprim jo serioz”, duke thënë se çështja e presidentit është tashmë e mbyllur. Ai shtoi se çdo përpjekje për procesin po shkon drejt “manipulimit politik” dhe rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të reja.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se partia e tij nuk është ftuar në konsultime dhe se nuk do të marrë pjesë në atë që e cilësoi si “spektakël publik” pa rezultat real.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kosova ka afat deri nesër për zgjedhjen e presidentit, përndryshe vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

ME TE LEXUARAT