Misteri që rrethon vdekjen e 26-vjeçarit shqiptar: U aksidentua dhe ra poshtë urës, u gjet pas 8 orësh…

Kosovë&Rajon

Misteri që rrethon vdekjen e 26-vjeçarit shqiptar: U aksidentua dhe

26-vjeçari Ideal Halabaku i gjet i vdekur pasditen e djeshme në Kosovë, pranë Urës së Kaçanikut.

Policia njoftoi se i riu ishte përfshirë në një aksident me makinë dhe gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga vendngjarja, kishte rënë nga ura, ku u gjet i pajetë nga disa kalimtarë të rastit. Në njoftimin e Policisë u bë e ditur se i ndjeri ishte aksidentuar rreth orës 05:00, ndërsa tek në ora 13:15 ishte gjetur nga një qytetar.

“Më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15, jemi njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç. Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut“, u tha në njoftimin e policisë.

Megjithatë, e gjithë ngjarja është përfshirë ngas mister, pasi policia njoftoi më pas se vdekja e tij nuk kishte ardhur si pasojë e aksidentit. Policia pritet të japë të tjera detaje në vazhdim, ndërsa trupi i të riut u dërgua në morg, ku pritet t’i nënshtrohet dhe autopsisë.

Për rastin reagoi ditën e djeshme dhe kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pasi Halabaku ishte banor i kësaj zone.

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, tha Sokol Haliti

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion