Mbijetoi në tragjedinë me 46 viktima, flet nga spitali 17-vjeçarja

Kosovë&Rajon

Mbijetoi në tragjedinë me 46 viktima, flet nga spitali

Në një intervistë të shkurtër nga spitali në Bullgari ka folur edhe 17-vjeçarja, Zulejha Jasharovska, njëra nga të mbijetuarat e aksidentit tragjik, ku humbën jetën 46 persona.

Ajo ka thënë për Alsat se mbanë mend diçka, por jo edhe shumë.

Jasharovska, ka thënë se ishte ulur mbrapa dhe në momentin tragjik ishte duke fjetur. Ajo tha po ashtu se ka tentuar ta thyej xhamin por nu kia ka dal.

Gjithashtu rrëfen se kur është zgjuar e ka parë vetën në tokë.

Gazetari: Si ndjehesh, mban mend ndonjë gjë?

Zulejha Jasharovska: Diçka mbaj mend, por të shumtën jo…nga ky rast dhe kështu.

Gazetari: Në cilën ulëse ndodheshe?

Zulejha Jasharovska: Unë isha mbrapa?

Gazetari: Si ia arrite të dalësh?

Zulejha Jasharovska: Sa mbaj mend, unë isha duke fjetur, dhe kur u zgjova, të gjithë bërtisnin, desha ta marrë atë për të thyer xhamin, por nuk ia dola, provova dhe me duar dhe më pas nuk mbaj mend, kur u zgjova kisha rënë në tokë…kaq./ Alsat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion