Arrestohen 6 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Aktualitet

Arrestohen 6 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet I. M., u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa;

Ndërsa S. S., 20 vjeç, u vu në pranga pasi është konstatuar duke shitur lëndë të dyshuar narkotike. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 18 vjeç, pasi u kap duke vjedhur një biçikletë. Gjithashtu, nga veprimet hetimore, ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i tri vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, konkretisht:

– Më datë 15.10.2021, i ka vjedhur biçikletën shtetasit R. K.;

– Më datë 18.11.2021, i ka vjedhur biçikletën shtetasit E. K.;

– Më datë 21.11.2021, i ka vjedhur biçikletën shtetasit A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 22 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit N. Sh., 37 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. M., 59 vjeç, pasi ka tentuar të kryejë veprime të turpshme në publik, në prani të një shtetaseje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion