Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Kosovë&Rajon

Mbi 11 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Gjendja pandemike në Kosovë vazhdon të jetë serioze. Numri i rasteve të reja të infektimit, si dhe i viktimave mbetet ende i lartë. Vetëm gjatë ditës së djeshme u shënuan 8 viktima dhe 356 raste të reja me Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë mbi 103 mijë kosovarë u preken nga ky virus, ndërsa 2 mijë e 18 prej tyre vdiqën. Numri i të shëruarve kalon mbi 90 mijë, kurse numri i rasteve aktive është 11 mijë e 34.

“Numri total i rasteve pozitive është 103.480 raste nga 514.482 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.118 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 680 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 90.328 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.034”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion