Kuvendi i Kosovës filloi me vonesë sot, deklarata e kryeparlamentarit shkakton të qeshura në seancë

Kosovë&Rajon

Kuvendi i Kosovës filloi me vonesë sot, deklarata e kryeparlamentarit

Kuvendi i Kosovës po zhvillon seancë plenare ditën e sotme, ndërsa është vënë re se janë një numër i vogël i deputetëve. Mësohet se kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka filluar seancën 15 minuta me vonesë. Sipas mediave kosovare, deklarata e tij ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.

 “Të nderuar deputet, të nderuar kabinet qeveritar që pritet të vini në çdo moment. I hapi punimet e seancës sipas rendit të ditës të përgatitur nga kryesia”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca.

Po ashtu, në Kuvend  nuk janë parë as ministrat.Në seancën e sotme pritet që për dialogun të raportojë kryeministri, Albin Kurti.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion