Kurti viziton tre policët e liruar, efektivëve në Veri u ofron bakllava

Kosovë&Rajon

Kurti viziton tre policët e liruar, efektivëve në Veri u ofron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar këtë pasdite tre policët e liruar pas rrëmbimit nga forcat speciale serbe.

Kurti ka shkuar të vizitë Beqir Sefën, Rifat Zekën dhe Shemë Mustafën, që ishin rrëmbyer më 14 qershor nga forcat e armatosura serbe dhe u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë.

Kreu i qeverisë kosovare shtoi se i ka falenderuar tre policët dhe familjet e tyre për qëndresën, besimin dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Kosovës.

“Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”, shkroi Kurti në Facebook.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion