U arratis për t’i shpëtuar policisë, shqiptari kapet sapo takon të dashurën në hotel
Lajmifundit
/
28 Qershor 2023, 21:32
Aktualitet

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ishte shpallur në kërkim dhe më herët ishte dënuar në mungesë për vjedhje dhe plagosje.
I riu u kap gjatë një kontrolli policor kur ishte në makinë së bashku me partneren e tij 23-vjeçare, të cilën e la pas në një tentativë për t’u arratisur.
Teksa u pyet për të dashurin, e rreja tha se nuk dinte gjë për arsyen e arratisjes së tij. Ajo u ndoq nga karabinierët drejt një hoteli, ku edhe u takua me partnerin, shqiptarin e shpallur në kërkim, i cili u prangos menjëherë nga policia.


