Kosovë/ Prangosen 6 persona për falsifikim dhe pastrim parash, sekuestrohen 125 mijë euro

Kosovë&Rajon

Kosovë/ Prangosen 6 persona për falsifikim dhe pastrim parash,

Policia e Kosovës ka arrestuar 6 persona, pas një aksioni në disa qytete të vendit. Mediat kosovare shkruajnë se operacioni u shtri në Ferizaj, Fushë Kosovë, Viti, Kaçanik, si dhe në Prishtinë, pasi të arrestuarit, shtetasit A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., akuzohen për veprat penale “Pastrim parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas policisë së Kosovës, janë sekuestruar 125.000 euro, si dhe pesë makina të modeleve të ndryshme. Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në paraburgim. Brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit. /BW

ME TE LEXUARAT