Rusia gati anijen e re luftarake, “e padukshme” për radarët e “armikut”

Teknologji

Rusia gati anijen e re luftarake, “e padukshme” për

Rusia është duke ndërtuar anijen e parë të Marinës e cila mund të jetë e pajisur plotësisht me një teknologji qe e lejon të shmangë radarët.

Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Teknologjia e fundit e cila quhet “Mercury” është instaluar plotësisht në anijen e cila pritet që t’i bashkohet Marinës vitin që vjen, sipas dy burimeve të agjencisë ruse të lajmeve brenda industrisë së ndërtimit të anijeve.

Anija luftarake do të jetë e pajisur me raketa dhe artileri ndërsa do mund të dedektojë dhe shkatërrojë nëndetëse, (nëse e kërkon rasti).

Rusia ka bërë investime të rëndësishme në flotën e saj në vitet e fundit në përpjekje për të modernizuar forcat e saj të armatosura, të cilat janë pjesë e “politikës së Putinit”, për të përballuar vështirësitë e paraqitura nga sanksionet perëndimore.

Marrëdhëniet politike të Rusisë me Perëndimin janë në nivelin më të ulët historik që nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik në 1991.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion