Kërcënonte me e-mail Albulena Haxhiun dhe zyrtarë të tjerë, policia kap autorin!

Kosovë&Rajon

Kërcënonte me e-mail Albulena Haxhiun dhe zyrtarë të

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten një person, i cili akuzohet për kanosje të zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë të institucioneve të Kosovës. Pas një operacioni ku janë përfshirë disa njësi policore, gjatë kontrolleve në një banesë në Prishtinë, u bë e mundur arrestimi i të dyshuarit dhe sekuestrimi i disa pajisjeve, si laptop, tablet dhe telefon.

Dyshohet se personi i dyshuar, në mënyrë të vazhdueshme, përmes e-maileve ka dërguar mesazhe me përmbajtje kërcënuese në drejtim të institucioneve të Republikës së Kosovës si: Prokurorisë së Shtetit, Policisë së Kosovës, Universitetit të Prishtinës, si dhe në drejtim të zyrtarëve të këtyre institucioneve.

Mes personave të kërcënuar nga ky person është edhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Kosovë dhe kandidate e Vetëvendosje për postin e kryetares së Parlamentit të ri.

Pak ditë më parë, edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë përmes një emaili të dërguar në adresën zyrtare të Presidencës. Lajmin e ka konfirmuar për A2 CNN këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina, i cili bëri të ditur se kërcënimi është marrë me seriozitet dhe është përcjellë menjëherë tek autoritetet përkatëse.

ME TE LEXUARAT