Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ 41-vjeçari telefonoi gruan në çastet e tij të fundit: Më ka qëlluar miku im!

Aktualitet

Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi/ 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 41-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Artemidës. Sipas mediave greke, gruaja e tij ka marrë një telefonatë nga bashkëshorti i saj disa orë më parë, i cili i ka thënë se një mik i tij e kishte qëlluar me armë.

Bëhet me dijese gruaja e kërkoi atë përmes aplikacionit Find my iPhone, nga ku më në fund gjeti vendndodhjen e celularit të tij.

Së bashku me një ekip nga njësia DIAS e Policisë greke shkuan në kryqëzimin e rrugëve Arionos dhe Anemoessas, në zonën e Artemidës, ku telefoni i viktimës u gjet i mbuluar me gjak

Në këtë vend, shkruajnë mediat në vendin fqinj, burri nuk u gjet. Kërkimet vijuan dhe trupi i pajetë i shqiptarit u gjet pak minuta më pas.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion