Gjykata e Lartë refuzon kërkesën për lirimin e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj per lirim, duke lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj tij "arrest me burg".
Në seancën e mbajtur më 15 shtator 2026 në Dhomë Këshillimi, Kolegji Penal vendosi të mos pranojë rekursin për shfuqizimin e vendimeve të mëparshme të GJKKO-së dhe Apelit të Posaçëm, duke konfirmuar përfundimisht vendimmarrjen e SPAK-ut.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i mbledhur në datë 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, mori në shqyrtim dosjen penale me palë: Kërkues: Erion Veliaj,
Palë e Interesuar: Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe objekt: Shfuqizimin e vendimeve nr. 7, dt. 09.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftesuar permes vendimit nr. 14, dt. 12.02.2025, te Gjykates se Posacme te Shkalles se Pare per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 13, dt. 13.03.2025, te Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-1153 (176), dt. 08.07.2025, te Kolegjit Penal te Gjykates se Larte.
Shpenzimet gjyqesore ne ngarkim te subjektit te interesuar. Pasi shqyrtoi çështjen, Kolegji, bazuar në nenin 441, pika 1, shkronja “e” të Kodit të Procedurës Penale, vendosi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.13 (87-2025-85), datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.


