“SPAK-u nuk gabon, nën kontroll nga amerikanët” – Spartak Ngjela: Balluku dhe të tjerët nuk shpëtojnë dot

Aktualitet

“SPAK-u nuk gabon, nën kontroll nga amerikanët” –

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, komentoi hetimet që po kryhen ndaj ish zëvendës kryeministres Belinda Balluku, së cilës SPAK së fundmi i ka sekuestruar dy vila luksoze ndërsa e ka vënë në hetim edhe për disa vepra të tjera penale, krahas shkeljes së barazisë në tendera, që i është komunikuar.

Ai theksoi se Balluku dhe të tjerët që po përballen me drejtësinë nuk do tëq shpëtojnë dot.

Ngjela nënvizoi se Struktura e Posaçme nuk mund të gabojë apo të ndikohet, pasi gëzon mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

“SPAK nuk gabon. Kontrollohet nga jashtë. Pse nuk vepron SPAK është pyetja? Nuk e ka të lehtë.

SPAK nuk janë njerëz të zakonshëm. Kanë ekspertët amerikanë juridikë. Nuk mund të goditet aq kollaj Shqipëria sepse ka mbrojtje.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion