Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme përfundon në burg, policia i bastis banesën

Kosovë&Rajon

Ish-zyrtarja e Ministrisë së Brendshme përfundon në burg,

Ish-Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Diana Hërkaloviç është arrestuar nga  policia.

Mediat serbe shkruajnë se gjithashtu policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e saj, ndërsa vet ajo po merret në pyetje nga autoritetet.

Ndërkohë policia nuk ka dalë në një komunikim zyrtar për arsyet e ndalimit të saj.

Kujtojmë se Diana Hërkaloviç u emërua Sekretare e Shtetit në Ministrinë e Brendshme në vitin 2017.

Funksioni i ministrit mbahej nga Nebojsha Stefanoviç – ministri aktual i Mbrojtjes i Serbisë. Hërkaloviç përshkruhej si bashkëpunëtorja e tij më e afërt.

Ndërsa në fund të majit 2019, Hërkaloviç dha dorëheqjen nga pozita e saj pa dhënë arsye.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion