COVID-19 në Kosovë, 5 të infektuar dhe 1 viktimë gjatë 24 orëve të fundit

Kosovë&Rajon

COVID-19 në Kosovë, 5 të infektuar dhe 1 viktimë gjatë

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 të infektuar me COVID-19, ndërsa nuk e kanë mundur të fitojë betejën me virusin 1 qytetar.

Lajmi i mirë është se gjatë kësaj intervali kohor janë shpallur të shëruar 155 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

08 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.805 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 83.725 doza të vaksinës.


Nga 4.014 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 155 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.343.

Në total numri i rasteve aktive është 923.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion