Akuzohet se vrau burrin dhe vjehrrën, arrestohet 37-vjeçarja

Kosovë&Rajon

Akuzohet se vrau burrin dhe vjehrrën, arrestohet 37-vjeçarja

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmë në Kratovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa është arrestuar një 37-vjeçare.

Sipas informacioneve fillestare, të vrarë kanë mbetur bashkëshorti dhe vjehrri i të arrestuarës.

Prokuroria dhe policia kanë kryer hetime, pas së cilës trupat janë dërguar për autopsi gjatë natës. Pas hetimeve do të përcaktohet edhe motivi i vrasjes së dyfishtë dhe mënyra se si është kryer krimi.

 

 

 

 

ME TE LEXUARAT