"Revolta e Pelikanit Kaçurrel" mbledh mijëra qytetarë para kryeministrisë

Aktualitet

"Revolta e Pelikanit Kaçurrel" mbledh mijëra qytetarë

Ka nisur protesta e pestë radhazi e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Grumbullimi i qytetarëve u bë sërish në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nisi marshimi drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, është slogani i protestës së sotme.

Thirrjet e forta në potestë sërish nuk munguan; "O p*llosh o zagar jep dorëheqjen sa më parë" "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve"

Qytetarët janë shprehur se kjo protestë është jashtë politikës dhe kjo është vënë re edhe gjatë protestave të mëparshme ku qytetarët thërrisni “Rama n’burg, Berisha n’burg’.

Tubimi i djeshëm nisi me tensione ku policia kishte vendosur gardhe metalikë, gjë që nuk i ka penguar qytetarët të bashkohen pas përplasjes me efektivët apo faktit që ndaj tyre u përdor ujë me piper nga autobotet.

Në kor, protestuesit artikuluan një sërë sloganesh, mes tyre thirrje për dorëheqje të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama si edhe kërkesa për t'u çuar nga kafja.

 

ME TE LEXUARAT