"Atë që thua sot e përmbys nesër, unë nuk ndrroj qëndrim si ty" Braçe Berishës për protestën

Politikë

"Atë që thua sot e përmbys nesër, unë nuk ndrroj

Socialisti Erion Braçe gjatë seancës plenare foli për protestat që po zhvillohen për Zvërnecin. 

Gjatë një replike me kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha ai është shprehur se nuk ndryshon mendim apo qëndrime sikundër bën ai.

Sipas Braçes në protestë ka qytetarë por edhe përfitues politikë.

Erion Braçe: “Greqia po shkel të drejtat e shqiptarëve këtu në Shqipëri, por nuk kujtohet kurrë për të drejtat e shqiptarëve atje. Nuk mundet që Greqia të kushtëzojë çdo marrëdhënie. Kam një lutje për qeverinë dhe Kuvendin, qëndrimi i qartë për këtë çështje, që është çështje e lirive dhe të drejtave të njeriut, jo e pensioneve apo sigurimeve.

Ashtu siç edhe ti, Sali, je, siç të njohin jo vetëm shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Të njeh edhe drejtësia. Unë nuk e kam këtë famë. Je njeri i famshëm, Sali, sinqerisht. Kjo që bën, një ditë thua një gjë, ditën tjetër e përmbys atë dhe thua një gjë tjetër. Një ditë të tretë i përmbys të dyja gjërat që ke thënë më përpara dhe zgjedh të thuash një gjë tjetër, natyrisht që na ndan. Unë nuk e bëj dot këtë gjë. Prandaj them që unë nuk hiqem. Unë jam dhe them atë që mendoj. As për të bërë disidentin, as për të bërë ndonjë tjetër.

Me këtë historinë e kësaj proteste, unë nuk e ndërroj qëndrimin si ty. Unë them atë që mendoj, që në atë protestë ka shumë qytetarë, por realisht qytetarë, ashtu siç ka përfitues politikë, nga më banalët. Të bëjnë foto, video, selfie që të duken. Ashtu siç ka edhe nga ata që gjatë këtyre ditëve kanë dalë vazhdimisht, konspiracionistët, që sajojnë shitjen e këtij vendi, ashtu siç ka të rreshtuar me ta, ata që i besojnë të gjitha lajmeve.

Në fund fare, ka dhe batakçinj plot, rrugaçë banalë. Mbarova, Bora, mos ki merak, s’ta marr kohën. Ka rrugaçë ordinerë që nuk u vjen turp për robtë e vet kur shajnë robtë e të tjerëve” - u shpreh Erion Braçe

 

ME TE LEXUARAT