Kurti i bën thirrje opozitës: Ejani në Kuvend për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga partitë kryesore opozitare që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Ai i është drejtuar drejtpërdrejt kryetarëve të PDK-së dhe LDK-së, duke i ftuar të rikthehen në sallën e Kuvendit dhe të mos bojkotojnë procesin.
“E lus kryetarin e PDK dhe të LDK, hajdeni në Kuvendin e Republikës, aty është vendi ynë. Nuk mund të thuash se po mbron shtetin duke bllokuar seancat,” deklaroi Kurti.
Zgjedhja e presidentit mbetet një nga proceset më të rëndësishme politike në Kosovë, ndërsa pjesëmarrja e opozitës konsiderohet vendimtare për finalizimin e saj.


