Konflikti për borxhin 3 milionë lekë, detaje nga plag'osja në Tiranë: 22-vjeçari në spital, autori shpallet në kërkim

Aktualitet

Konflikti për borxhin 3 milionë lekë, detaje nga plag'osja
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e 22-vjeçarit, Elvis Zirka të regjistruar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Medar Shtylla” në Tiranë. Autori i ngjarjes, Sokol Zeka, sipas informacioneve nga policia i kishte një borxh Zirkas. Fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt dhe më pas situata është përshkallëzuar deri në përdorimin e armës.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ngjarja dyshohet të lidhet me një konflikt të mbartur jashtë vendit, për shkak të borxhit.

I plagosuri e ka marrë plumbin në pjesën e këmbës, jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Traumës. Ndërkohë, 28-vjeçari është shpallur në kërkim nga Policia, e cila vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion