Komentet mbi videot intime, Kostana Morava: I rëndë normalizimi i tradhtisë bashkëshortore

Soft

Komentet mbi videot intime, Kostana Morava: I rëndë normalizimi i

Gazetarja Kostana Morava, e ftuar në studion e “Takohemi n’Vizion” të moderatores Fjodora Fjora, ka komentuar reagimet në rrjet dhe media pas publikimit të videove intime, ku ishin të përfshirë personazhe të njohura.

Morava tha se është e rëndë kur sheh se si normalizohet kaq lehtë akti i tradhtisë bashkëshortore. Sipas saj, jetojmë në një kohë të lirë dhe kush është i pakënaqur nga partneri thjesht mund të divorcohet, dhe jo të kryejë akte kaq të rënda.

Pjesë nga biseda:

Morava: Familja dhe normalizimi i tradhtisë bashkëshortore nuk është prekur sa duhet, kjo është A-ja e kësaj problematike. Pavarësisht se të rriturit kanë stilin e tyre të jetës, por janë dy pika që nga kjo ngjarje dalin në pah. E para, pritet që të konfirmohet a përdoren favoret seksuale për një vend pune, për një këngë apo situata ku ka përfitime. Nuk e dimë nëse ky videopskandal është rasti. Unë kam qenë një nga flamurtaret që kam hapur temën e ngacmimeve në vendet e punës. E dyta është normalizimi i tradhtisë, normalizimi i faktit që sot qenka më normale që kjo… Reagimi im spontan është pikërisht ky.

Fjora: Ato zonjat ishin beqare.

Morava: Ato zonja e dinë që po shkojnë me burrin e një gruaje tjetër. Më vjen keq për këtë lloj dëshpërimi ku jeton shoqëria shqiptare.

Ne themelet e kalbura i kemi në shoqëri, në familje, pastaj të shohim pse kemi këto probleme që kemi në politikë.

Fjora: Ti po thua që tashmë është çudi e madhe tradhtia bashkëshortore?

Morava: Po. Të paktën në kohën e sotme, kur divorci është i lirë, unë s’e kuptoj pse nuk divorcohesh dhe njerëzit rrinë bashkë dhe tradhtojnë. Në një botë të lirë ku ti mund të divorcohesh, por ti vijon e bën këtë lloj jete, për mua është e çuditshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion