Jo vetëm me policinë! Protestuesit përplasen edhe me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh para Ministrisë së Arsimit
Lajmifundit
/
14 October 2026, 14:43
Aktualitet

Protesta e studentëve para Ministrisë së arsimit po vijon me tensione, ku përveç përplasjes mes qytetarëve dhe policisë, shihen përplasje edhe mes vetë protestuesve.
Në këto pamje, dy protestues shihen duke debatuar por arsyeja ende nuk dihet.
Protestues të tjerë kanë ndërhyrë për të qetësuar situatën teksa ata shihen duke folur me palët. Protesta ishte njoftuar për të nisur në orën 14:00 por nisi disa orë para, teksa të tjerë të rinj po i bashkohen tani tubimit.


